Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Makina përplas dhe lë në koma 15-vjeçarin në Kukës, shoferi ende i paidentifikuar

2 Qershor 2019, 15:27| Përditesimi: 2 Qershor 2019, 17:20

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës gjatë orëve të vona të natës me datë 31 maj. Një 15-vjeçar F.P është goditur nga një automjet ku si pasojë e përplasjes ka përfunduar në një kanal buzë rrugës që ishte i mbushur me ujë. 15-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa është në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Nangë të Kukësit. Shqiptarja.com mëson nga familjarët e 15-vjeçarit se ai natën e aksidentit sapo ishte kthyer nga një ekskursion me klasën në Berat. Rrugë së kthimit ai ishte ndalur pranë një lokali pranë lagjes ku banonte për shkak se aty kishte akses në interenet dhe donte te postonte një foto në Instagram.

Por në momentin kur 15-vjeçari doli nga lokali u godit nga makina, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas familjarëve 15-vjeçari F.P i është nënshtruar një operacioni në kokë si pasojë e plagëve dhe ende nuk ka dalë nga gjendja e komës.

Policia nuk dha asnjë njoftim për ngjarjen, ndërsa e kontaktuar nga gazetari i Report Tv në Kukës, Klodian Fako, zëdhënësja e policisë u shpreh se 'nuk është fshehur ngjarja, por për shkak të problemeve familjare nuk kam shpërndarë njoftimin për mediat".

Ndërkohë policia po heton për gjetjen drejtuesit të mjetit por deri më tani tentativa ka qenë e pasuksesshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nxjxjxkx: 02/06/2019 15:40

    Kane fshehur aksident me pasoje vdekjen e nje te mituri tjeter ne shtator 2017 tek mbikalimi i Gostilit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?