Kronikë
Top 24

Po kalonte autostradën, makina përplas për vdekje 54-vjeçaren te 'Mbikalimi i Patokut' (VIDEO)

16 Gusht 2019, 07:54| Përditesimi: 16 Gusht 2019, 19:46

  • Share

MAMURRAS- Një këmbësore është përplasur për vdekje rreth orës 07:15, në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Patokut".  Viktima është A.M 54-vjeçe banuese në Mirditë dhe ka ndërruar jetë  rrugës për në spital. Ndërsa shoferi i automjetit tip 'Volksëagen' që ka shkaktuar aksidentin është H.A banues në Kosovë.

Viktima A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes autostradës. Ky gabim i 54-vjeçares për të kaluar rrugen në mënyrë të parregullt i ka kushtuar jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërsa Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vendi ku ndodhi aksidenti

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 16/08/2019 13:38

    Ore ne shqipetaret kaq pa kultur jemi sa edhe jeten ton nuk dim ta mbrojm. Kjo vjen ngaqe jemi bere mjaft demela dhe te pa duruar. Duam ti bejm gjerat me sekonda,pertojm te ecim 100 apo 200 m dhe i ben shkurt pa llogaritur pasojat. Ne cdo zon te mbi popullar la ka mbi kalime dhe nen kalime. Por sic thash me lart ne e duam mbikalimin tek shkallet e shtepis,qe mundesisht te mos ecim asnje meter. Shoferi i shkret do te vonohet ca se helbete procedura ligjore do te ndiqet tamam.

    Përgjigju
  • Leon: 16/08/2019 09:03

    Lirojeni shoferin,nuk duhet të ishte kembesori ne superstrade

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/08/2019 08:58

    Të ishte Enveri gjalle do habitej se si shqiptarët vriten perditë ne aksidente por dhe me armë. Keshtu do fillonte perseri metodën e tij. 1) Do mblidhte armët. 2) Do u jepte karroca në vend të makinave si dhe belin, shatën e lopatën. Keshtu do të shpëtonte edhe mjekësia. Nga puna do treteshin dhjamrat dhe spitalet do ishin të qetë. Keshtu nuk do të kishte as fundërrina që rrahin mjekët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?