Kronikë

Sapo u kthye nga Italia/ Shpejtësia i merr jetën këngëtarit të tallavasë, vëllai shpëton pa asnjë 'gërvishtje' (VIDEO)

1 Nëntor 2019, 07:15| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 19:18

  • Share

DURRES-  Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se ka humbur jetën Erjon Beli 30-vjeç këngëtar tallavaje, pasi automjeti tip Renault me targa AA477YN me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima çka ka bërë qa ai të humbasë kontrollin e automjetit.

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain e tij i cili për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Mësohet se Beli ishte kthyer nga Italia një ditë më parë ku kishte qenë për të vizituar familjen e tij.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lafsha: 01/11/2019 08:38

    Bajgëri e gjallë u shojten shqiptarët nga 10 vete në ditë vdesin nga aksidentet dhe armët! 30 miljone paskemi qënë jo 3. Na genjejne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?