Foto ilustruese

Kronikë

Makina që po udhëtonte ra në humnerë, 30-vjeçari ndërron jetë te Trauma dy ditë pas aksidentit (EMRI)

9 Shtator, 15:09| Përditesimi: 9 Shtator, 15:11

  • Share

Esat Xherri, i cili u përfshi në një aksident të rëndë dy ditë më parë pasi makina ku udhëtonte ra në humnerë, ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës.

30-vjeçari mbeti i plagosur rëndë në aksident rrugor që ndodhi mesditën e të dielës në fshatin Zdrajsh të Librazhdit.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas  u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?