Berat- Një ngjarje dramatike ndodhi sot në qytetin e Beratit, teksa një makinë shpërtheu befasisht në flakë gjatë ecjes, teksa ngjitej në qafën e lagjes së “Kalasë”.
Në automjetin tip “Peugeot”, me targë AA381AB, i marrë me qira, udhëtonin 4 turistë. Sipas policisë vendore dhe punonjësve të repartit të Zjarrfikëses së qytetit, mjeti ka shpërhyer në flakë në pjesën e përparme të tij, por që fatmirësisht 4 pasagjerët që ndodheshin brenda nuk pësuan lëndime dhe dolën me shpejtësi.
Dëmet ishin vetëm materiale, teksa MZSH Berat mbërriti në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ngjarja krijoi kaos te banorët dhe udhëtarët për pak minuta, pasi zona ku ndodhi është një nga më të frekuentuarat dhe antike, që vizitohet nga shumë turistë. Policia tha se po vijon hetimet aktive për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në bateri ose motor, edhe për shkak të temperaturave të larta.
Kermave qe zhvasin dhe japin makina te pa kontrolluara po u vjen fundi,jo me larg se dy vjet kane per ta pesuar si shezllonet.
Përgjigju