Pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Belgjikë, makina shtyp turmën e njerëzve të mbledhur në rrugë për festë, 6 të vdekur, 37 të plagosur

20 Mars 2022, 12:51| Përditesimi: 20 Mars 2022, 12:54

  • Share

Një festë karnavalesh në një fshat të La Louviere në Belgjikë është kthyer në një skenë krimi, ku të paktën 6 veta humbën jetën dhe 37 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 10 janë në gjendje të rëndë. Gjatë kohës që rrugët ishin mbushur plot ku të paktën 150-200 person po festonin, një makinë ka hyrë me shpejtësi mes turmës së njerëzve duke i shtypur ato.

Rasti sipas autoriteteve nuk është akt terrorist, por mbetet ende e paqartë se çfarë motivi ka pasur personi që shkaktoi këtë tragjedi. Në pranga u vunë dy persona 33 dhe 31 vjeç nga Belgjika.

Fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë apo të mitur. 

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?