Makinat të bëra ‘copash’ pas aksidentit tragjik në Bulqizë ku vdiqën 3 persona! Policia arreston 28 vjeçarin që drejtonte mjetin me targa angleze

5 Janar 2023, 09:20| Përditesimi: 5 Janar 2023, 16:07

  • Share

Mëngjesin e sotëm u hoqën nga rruga makinat e përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV makinat janë të shkatërruara, gjë që tregon edhe përplasjen e fortë të tyre që për pasojë u mori jetën dy vëllezërve, Kujtim dhe Murat Istrefit, si dhe bashkëshortes së njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi, 46 vjeçe.

Njëri prej banorëve të zonës tregon se pasi kishte marrë vesh për aksidentin, ai së bashku me dy persona të tjerë kishin shkuar për t’u përpjekur të ndihmonin, por nuk kishin arritur të bënin gjë për personat që ndërruan jetë.

“Erdha me elektrik për të parë nëse kishte një njeri që duhej ndihmuar. Por ata që kishin vdekur nuk i nxirrja dot sepse ishin poshtë makinës. Në këtë rrugë, makinat ecin me shpejtësi shumë të lartë. Në momentin kur e morëm vesh për aksidentin, unë së bashku me dy miqtë e mi dolëm për të ndihmuar, por nuk mund të bënim gjë. Përplasja ishte shumë e fortë”-tha banori.

Ndërkohë në spitalin e Traumës kanë mbërritur familjarët e të plagosurve, Ferize Istrefi, Kadrie Markeçi të cilat ndodheshin në makinën e viktimave si dhe të rinjtë Mërgim Lazri dhe Edison Lazri që udhëtonin me mjetin me targa angleze. 28 vjeçari, Edison Lazri është arrestuar në spitalin e Traumës nga policia për shkeljen e rregullave të qarkullimit duke shkaktuar vdekjen e tre personave që udhëtonin në rrugën Maqellarë-Bulqizë.

Rrethanat e aksidentit:
Mjeti tip ‘Benz’ ngjyrë i bardhë po udhëtonte nga fshati Gjoricë në hyrje të rrugës kryesore. Ndërsa mjeti me targa angleze po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara. Këtu ka ndodhur edhe përplasja fatale ku mjeti me targa angleze ka marrë zvarrë për rreth 100 metra duke e ndarë në dy pjesë dhe duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Istrefi.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.

Viktimat:
1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 28 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër

 

Ora 13:35
Aksidenti me 3 viktima në Bulqizë, arrestohet 28-vjeçari, drejtues i 'Benz'-it me targa angleze

1672915052_makina.JPG

Është arrestuar Edison Lazri, drejtuesi i automjetit ‘Benz’ me targa angleze që u përplas me automjetin tjetër në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. 28-vjecari ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti  humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët  M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ora 12:10
Publikohet FOTO e njërit prej viktimave të aksidentit të rëndë në Bulqizë, po drejtonte automjetin ku ndodheshin familjarët e tij

1672916699_finalprojekt.00134610.Still004.jpg

Ky është 57 vjeçari, Kujtim Istrefi, një prej viktimave të aksidentit fatal në Bulqizë ku mbetën të vdekur edhe vëllai i tij Murat Istrefi dhe bashkëshortja e tij Lulzime Istrefi.

Të tre viktimat po udhëtonin së bashku në automjetin tip ‘Benz’ kur u përplasën nga makina me targa angleze që po qarkullonte me shpejtësi në aksin Maqellarë-Bulqizë.

Ora 11:34
Detaje nga aksidenti tragjik në Bulqizë/ Makina me targa angleze mori zvarrë për 100 metra mjetin tip ‘Benz’ ku udhëtonin viktimat

1672915052_makina.JPG

Të tre viktimat janë nga fshati Maqellarë i Dibrës. Mjetin e drejtonte Kujtim Istrefi ndërkohë që Murat Istrefi, Lulzime Istrefi, Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi ndodheshin në atë makinë. Këto dy të fundit ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

E gjithë familja udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë Mërgim Lazri dhe Edison Lazri kanë qenë në makinën tip ‘Benz’ me targa angleze.  Këtë rrugë të rinjtë e përdorin edhe një pistë për gara sepse është rreth 2 kilometra rrugë e drejtë që përdoret për të bërë gara.

Rrethanat e aksidentit:

Mjeti tip ‘Benz’ ngjyrë i bardhë po udhëtonte nga fshati Gjoricë në hyrje të rrugës kryesore. Ndërsa mjeti me targa angleze po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara. Këtu ka ndodhur edhe përplasja fatale ku mjeti me targa angleze ka marrë zvarrë për rreth 100 metra duke e ndarë në dy pjesë dhe duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Istrefi.

Ora 10:30
Familjarët e të plagosurve në aksidentin e Bulqizës mbërrijnë te Trauma, 29 vjeçari në gjendje të rënduar! Mjekët: Gjendja e tij, e qëndrueshme

1672911239_familjaret.JPG

Familjarët e të plagosurve të përfshirë në aksidentin e rëndë të Bulqizës kanë mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë. Duke mos pranuar të prononcohen për kamerat, familjarët kanë treguar se i plagosuri 29 vjeçar, Edison Lazri është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe i është nënshtruar operacionit. Të tjerët po marrin trajtim të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa mjekë të spitalit të Traumës kanë bërë me dije se i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gradishta: 05/01/2023 13:54

    Ngushëllime familjeve të të larguarve nga kjo jetë për shkak të marrëzisë njerëzore. 90% e aksidenteve rrugore janë rrjedhojë e marrëzisë njerëzore të atyre që drejtojnë automjetet pa pyetur për ligj,përgjegjshmëri apo njerzillëk, ata zotërinjtë që drejtonin mjetin me targa angleze nëse do zbatonin kodin rrugor,do ishin të përgjegjshëm e njerëzor,gjëma nuk do dhe mund të ndodhte. Të tjerat,jo sinjalistika,jo rruga,,,,,, e të tjera janë përralla me mbret që ngrihen e thuren nga media apo njerëz të pa përgjegjshëm. Pse nuk ndodhin aksidente e gjëma si kjo në rrugë pa rrugë apo rrugë me shkallë të lartë vështirësie në lëvizje,këtu trimat e b..... i thërrasin m.... se ju djeg b.... kur dalin në asfalt pamvarsisht se tabela thotë shpejtësia Max.60 km.orë ata si trima dhe të gjithëfuqishëm ecin dhe me 100,120,150, pamvarsisht se ata që e kanë vënë atë tabelën 60 km.janë specialistë ndertimi,transporti...dhe llogarisin gjithçka para se të vendosin atë tabelë . Njerëz dhe ju o të marrë Kodi rrugor është i shkruajtur me gjak njeriu zbatoheni që gjëmat të mos ndodhin.

    Përgjigju
  • Korcari: 05/01/2023 13:25

    Ngushellime te sinqerta po uleni pak shpejtesine e makinave

    Përgjigju
  • Kobra: 05/01/2023 09:53

    Ku shkoni o njerez me aq shpejtesi te modhe athua sikur jeni ne pistat e f1, llogjikoni pak perpara se te ngisni makinen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?