Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur aksionin për të hequr nga rrugët makinat e braktisura prej kohësh, të cilat kanë zënë hapësira publike dhe krijojnë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Policia Bashkiake Tiranë, përmes një njoftimi, informon që të gjithë qytetarët t’i largojnë vetë këto mjete ose do të hiqen prej tyre me karroatrec, duke nisur kështu procedurat administrative.
Njoftimi i Policisë Bashkiake Tiranë:
Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit. Pronarët ose poseduesit e mjeteve ftohen të kryejnë heqjen vullnetare, për të shmangur procedurat administrative dhe për të kontribuar në një qytet më të pastër.
Lirojmë hapësirat publike
Përmirësojmë qarkullimin
Krijojmë një qytet më të rregullt
Për çdo automjet të konstatuar në lagjen apo zonën tuaj, lutemi dërgoni foto dhe lokacion në numrin: 0689500030
Komente
