Makinat e sekuestruara, Veliu: Të dërgohen për skrap! Vlera e mjeteve më e ulët se e gjobave, pronarët s'i tërheqin (VIDEO)

5 Nëntor 2020, 10:15| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 13:06

  • Share

TIRANË- 20 mijë automjete të sekuestruara ndër vite vijojnë të jenë në ambjentet e komisariateve në të gjithë vendin. Shkak për mostërheqjen e tyre nga pronarët janë vlera më e lartë e gjobës se sa e makinës. Lidhur më këtë fakt, gjatë diskutimeve për projekt-buxhetin e vitit 2021 në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kërkon nga Kuvendi miratimin e një amnistie për mjetet e grumbulluara deri në vitin 2013 dhe dërgimin e tyre për skrap.

"Të gjithë oborret e drejtorive vendore të policisë janë të tejmbushura me makina. Kalojnë në 20 mijë mjete, të cilat aktualisht janë në ambientet e komisariateve dhe drejtorive. Kemi propozuar dhe unë do të kërkoj mbështetjen tuaj që Parlamenti i nderuar të nxjerr një amnisti për të gjitha mjetet, të cilat deri në vitin 2013 janë magazinuar", tha Veliu.

Policia, sipas Veliut, është detyruar të marrë ambiente me qira për magazinimin e tyre, çfarë ka rritur koston. Për ruajtjen e tyre janë të angazhuar rreth 400 efektivë policie.

"Konsumoj gati 400 punonjës policie, të cilët ruajnë këto ambiente apo pikat e marrë me qira, për të siguruar ruajtjen e tyre", shtoi kryepolici.

Në diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2021, Ardi Veliu u shpreh ndërkohë se në vijim pritet të ketë sërish operacione të monitorimit nga ajri të territorit në bashkëpunim me Guardia di Finanza në luftën kundër narkotikëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/11/2020 02:13

    Perse nuk I nxirrni ne ankand?Ketu ne U.S.A ,policia I nxjerr per ankand me cmim shume te lire,jo vetem makinat,por dhe cdo gje tjeter qe sekuestrojne dhe qe eshte legale.Pervec kesaj pse nuk ua shisni institucioneve qe kane nevoje per makina.Keshtu shmangen dhe tenderat per te blere makina dhe kursehet dhe buxheti I shtetit per shpenzime te panevojshme.Po te jene te vjetra,nje boje e nje pastrim,apo riparim te vogel aty-ketu duan.

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 05/11/2020 13:35

    Qa mi terhek makinat o kok tul se veq gomat ju kan ngel se i kan vjedh krejt ata 400 polict si le roje ti, 3 jav ma kan blloku makinen mu ne lac dhe qa ka pas mrena kur e kan blloku si kam gjet ma se polict e tu i kishin fut ni kontroll u bane dhe ti me dhan ide gjenjale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?