Katër punonjës policie, 3 pranë pikës kufitare të Kapshticës një specialist për hetimin e krimeve në policinë e Korçës janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se kanë ndihmuar një person të trafikonte makina të vjedhura nga Greqia në Shqipëri.
Në pranga ka rënë dhe 32 vjeçari Maradona Cenolli i akuzuar si autori i këtij trafikimi.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan-Korçë njoftoi sot ekzekutimin e vendimeve të gjykatës së Korçës për:
AMP i akuzon për shpërdorim detyre
"Nga hetimet e kryera nga AMP me metoda proaktive në lidhje me këtë procedim penal, ka rezultuar se shtetasi M.C. ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezutojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.
Po kështu është arritur të dokumentohet me prova e fakte ligjore se punonjësit e Policisë, në shpërdorim të detyrës dhe në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si edhe në shkelje të Procedurave Standarde të Punës, nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte shtetasi M.C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar" thuhet në njoftimin e sotëm të AMP-së
Ndaj Maradona Cenollit gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasin M.C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i mjeteve motorike".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro.Prokuroria e Korçës ka në dorë dosjen ndërsa hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.