Pamje nga makina inteligjente

Kronikë

Makinat inteligjentë bëjnë 'kërdinë' në rrugët e vendit, mbi 724 gjoba dërgohen në banesat e shkelësve të qarkullimit rrugor

14 Tetor 2021, 23:21| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 01:51

  • Share

Kontrollit të qarkullimit rrugor i është shtuar ‘makina inteligjente’ mjeti më i ri inovativ për ta bërë kontrollin më të thjeshtë dhe praktik.

Prej disa ditëve në funksion makina inteligjente ka arritur të evidentojë dhe të ndëshkojë drejtuesit e mjeteve që kanë qarkulluar jashtë normave të lejuara të shpejtësisë, shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurimit si dhe përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të automjeteve.

Gjatë mbrëmjes së sotme Policia rrugore nëpërmjet metodikës së re ka konstatuar në rrugët e kryeqytetit dhe në autostradën Tiranë- Durrës 724 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara. 167 raste të tjera të drejtuesve të cilët kanë përdorur celularin dhe 123 raste të mos vendosjes së rripit të sigurimit. Drejtuesit e automjeteve të cilët do të konstatohen nga makinat inteligjente në shkelje të rregullave rrugore do t’i shkojë masa administrative në adresat e tyre të banimit.

Me këtë risi Policia e Shtetit apelon qytetarët të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.  

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 15/10/2021 04:24

    Celulari lejohet te perdoret ne amerike,,pse tek ne nuk u lejoka,,kjo eshte marrezie pa fund.....

    Përgjigju
    • A. N.: 15/10/2021 07:00

      Ne USA te lejohet te blesh edhe arme ne dyqan ndersa ne Europe nuk lejohet.

  • A. N.: 14/10/2021 23:56

    Me kete ritem gjobitjesh ose do ngelim te gjithe pa patenta ose do behemi drejtuesit me shembullore te kontinentit.

    Përgjigju
    • albfire: 15/10/2021 00:30

      Me mire pa patenta. Kursejme ne karburant dhe do kemi ajer te paster.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?