Fier- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Dy automjete janë përplasur, një tip “Mercedes” dhe një tip “Citroen”. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, kurse Report Tv ka siguruar edhe pamjet e aksidentit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Komento
Komente
