Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (29 korrik) në aksin rrugor Fier-Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
"Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur "Zharrëz" automjeti me drejtues shtetasin H. B., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. C., 46 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi H. B. dhe pasagjerja, shtetasja A. B., të ciët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njoftoi policia vendore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.
Komente
