Kronikë

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë-Laç, plagosen dy persona, mes tyre një grua! Superstrada bllokohet për një orë nga trafiku (VIDEO)

8 Shkurt, 15:52| Përditesimi: 8 Shkurt, 16:03

  • Share

Lezhë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (8 Shkurt), në rrugën Lezhë-Laç.

Dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ në dalje të urës së Milotit. Mjetet janë një e markës "Skoda" dhe tjetri "Wolksvagen".

Të plagosur mbeten drejtuesi dhe pasagjerja e automjetit tip “Wolsvagen”, të cilët u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenti.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta dhe superstrada Lezhë-Laç, ndërsa u desh ndërhyja e Policisë Rrugore për normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Policia vendore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?