Pamje nga vendngjarja

Kronikë

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit

16 Shkurt, 16:26| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:24

  • Share

Lezhë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (16 Shkurt) në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe. 

Nga të dhënat paraprake policore mësohet se janë përplasur dy automjete mes tyre, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital. 

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Një prej mjeteve, tip "Benz" me ngjyrë gri, ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar anash nëpër një zonë me ferra dhe pranë një toke bujqësore.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?