Kronikë

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Levan- Tepelenë, 2 të plagosur

28 Janar, 08:03| Përditesimi: 28 Janar, 09:04

  • Share

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. L., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?