TIRANË- Me rastin e 20 vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, i gjithë sheshi "Skënderbej" u pushtua nga ekspozita me makina Retro.
Të shtyrë edhe nga kureshtja qytetarë të shumtë vizituan ekspozitën me dhjetëra makina retro.
Drejtori i DPSHTR , Blendi Gonxhe në një prononcim për Report TV tha se krahas kësaj ekspozitë tashmë makinat Retro do të kenë përjashtime fiskale të pritura prej shumë vitesh çka i sjellë përdoruesve të tyre shumë lehtësi.
“Pra këto automjete mund të regjistrohen tashmë , mund të kenë përjashtime fiskale të shumëpritura prej 30 vitesh në mënyrë që të kenë lehtësi për t'u importuar ,për t'u mbajtur , për t'u restauruar, për t'u ekspozuar për publikun dhe për të marrë pjesë në shumë evente të cilat mund të jenë në formën turistike, ekzotike karvane, evente kulurore , evente trashëgimie pse jo dhe të kenë sa më shumë prezencë në filma, në dokumentar në material të ndryshme që kanë nevojë për këto mjete.” – u shpreh drejtori i DPSHTR, Blendi Gonxhe.
Nga ana tjetër koleksionistët shprehen se ky është një pasion i hershëm i nisur që në fëmijërie teksa theksojnë se përdorimi i këtyre makinave ka dhe kosto si nga mirëmbajtja ashtu dhe përdorimi.
-Kjo është makina juaj?
-Po.
-Prej sa vitesh e zotëroni dhe ç'është ky pasion për makinat e vjetra?
-Prej 7 vit e gjysmë pak a shumë që e kam.
-Si lindi pasioni për këto makina?
-Po, më pëlqejnë mjetet e vjetra Retro , kërkova në internet ku mund të gjeja , shkova e mora nuk ishte në gjendje kaq të mirë, në gjendje pune, por donte riparime.
-A përdorni këtë makinë në jetën tuaj të përditshme?
-E përdorim kur ka evenimente ose kur kemi dëshirë të dalim.
"Këtu kam sjellë 4 makina është kjo këtu, kjo këtu dhe dy që kam atje. Këto janë model i vitit 1929 janë edhe të dublikuara dhe të riprodhuara domethënë. Pasioni është që në fëmijëri se jam djalë shoferi dhe jam rritur me makina. Për përditshmëri nuk janë praktike se kanë edhe kosto për mirëmbajtjen , i kam përdorur edhe për qejf , për dasma për klipe.” – u shprehën disa nga koleksionistët.
Krahas ekspozitës në mbrëmje do të zhvillohet dhe një koncert muzikor me temë të viteve 50-60 ku do të shfaqen dhe një larmishmëri e veshjeve të asaj kohe.
Hibrideve dhe elektrikeve ti shtohet taksa
PërgjigjuNJI VEND KU TE THYEN MORRI KOKEN SHPELLARE TE ZBARKUAR NEE QYTETE IJORACE E MIZERJE TOTALE KU ASGJE NUK FUNXIONON SI NE BOTEN E NJERZIMIT KU 80% E POPULLSISE S'KAN TE HAN E PJESA TJETER S'DI PERSE JETON HAHAHAHAHA MORRAT E NJEREZIMIT HIP E MAKINA !
PërgjigjuKemi nevoje te hiqen taksat per te vjetrat sepse ajri po rrezikon te permiresohet nga modelet e reja.
Rrespekt i larte per parafolesin albanezet jetojne per tju pordhuar njeritjetrit.