Policia e Shtetit deklaron se nga operacionet për goditjen e katër grupeve nga laboratori i Hasit, te grupi i Shijakut dhe të tjerat janë sekuestruar; armë, mjete të blinduara, 75 telefona materiale të tjera me vlerë për hetimin.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga mega operacioni u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.