Politikë

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Disa mund të thonë jemi vonë, por kjo tregon se ne e kemi në vëmendje natyrën

3 Maj, 15:27| Përditesimi: 3 Maj, 15:36

  • Share

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo ndërhyrje është bërë e mundur falë një projekti ndërkombëtar të fituar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha theksuan se mbërritja e ketij mjeti  eshte një hap të rëndësishëm drejt mirëmbajtjes së qëndrueshme të liqenit dhe vjen pas një sërë veprimesh të përbashkëta institucionale mes Bashkisë Shkodër, Policisë së Shtetit dhe ADZM-së, për pastrimin nga pinarët dhe ndaljen e paligjshmërisë në këtë pasuri natyrore.

Beci: Është edhe kjo fryt i një bashkëpunimi shumë të mirë që patëm me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura. Besoj që është në atë kuadër që Bashkia e Shkodrës ka në vëmendje liqenin, që ka për natyrën, dhe besoj. Është në kohën e duhur ardhja e kësaj makinerie. Unë e di që ndërhyrje të tilla mund t’i quani të vonuara. Në një sens, në kuadrin e të gjitha ndërhyrjeve që bëhen dhe të gjitha transformimeve për të kaluar në një standard dhe nivel tjetër, dhe infrastrukturës që ka jo vetëm liqeni, por gjithë bashkia.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e institucioneve, me synimin për ta shndërruar në një pol zhvillimi turistik dhe ekonomik për qytetin dhe gjithë rajonin.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/05/2025 03:34

    Bravo z Beci! Deri tani keni punuar mire e nuk na keni zhgenjyer duke ruajtur identitetin e Shkodres.Ajo makine eshte shume e nevojshme,sepse po nuk u pastruan here pas here, liqenet kane tendence te kenetezohen.Shpresoj qe dhe Pogradeci te kete te tille makine per te pastruar liqenet e tij!Ne fakt cdo zone qe ka liqene i duhet nje makine e tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?