Makinës në pronësi të UKT i vendosën zjarrin para Bashkisë 2 ditë më parë, Report Tv siguron videon

27 Mars 2022, 13:01| Përditesimi: 27 Mars 2022, 13:06

  • Share

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur i vendoset zjarri automjetit në pronësi të UKT, 2 ditë më parë.

Ngjarja u regjistrua afër Bashkisë së Tiranës, ku një person me biçikletë vendosi një shishe me lëndë djegës e poshtë automjetit.

Në video shihet flaka poshtë automjetit, por që fatmirësisht u shua shpejt, duke mos shkaktuar dëme.

Edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ngjarja, sërish policia nuk ka identifikuar autorin, teksa nuk dihen as të tera detaje për ngjarjen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?