Maks Haxhia

Maks Haxhia zgjidhet në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri

21 Prill 2022, 16:07| Përditesimi: 21 Prill 2022, 16:25

  • Share

Maks Haxhia është rizgjedhur në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri. Haxhia ka marrë 76 vota pro. Në garë për postin e kreut të Dhomës Kombëtare të Avokatisë ishte edhe Saimir Vishaj, i cili ka marrë 9 vota pro.

Kush është Maks Haxhia

Maks Haxhia është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1982. Në vitin 1985 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai ka marrë disa tituj akademikë si “Kandidat i Shkencave” (1990), “ Doktor i Shkencave Juridike” (1994), “Profesor i Asociuar” (2004) dhe “Profesor” (2013). Gjatë karrierës së tij ai ka kryer disa specializime në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë një specializim në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1992, ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Ai iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, ai është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistraturës prej vitit 2000. Për periudhën 1985 - 1992 ai ka ushtruar profesionin si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe prej vitit 1997 ai është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës.

Është Kryetar i Komitetit Shkencor të Shkollës së Avokatisë dhe lektor përgjegjës në këtë Shkollë prej muajit Janar, 2013. Në vitin 2002 ai ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e ligjit “ Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të Zyrtarëve Publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i Ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Ai ishte anëtar i Stafit Teknik për hartimin e Kushtetutës në vitin 1998 si dhe autor i disa librave dhe artikujve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia e lire po behet gremine: 12/06/2022 13:40

    Kulmi te zgjidhet ky akoma ne kryedhomen avokatise, a e njihni se kush eshte ky? Eshte superhajduti dhe mashtruesi per kliente qe duan drejtesi. Kur do ta marre Zoti jeten ketij, se ky i ka pire dhe i pine gjakun qytetareve me mashtrimet e dokumentave dhe genjeshtra qe flet per drejtesine. Bejini vetingun avokateve urgjent, jo prokuror se i pari do te dali qe ka vjedhur dhe ku i fsheh pasurite me emra te tjera, varteseve te tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?