Sport

Maksi Gega, kampion i Shqipërisë në 'Bodybuliding Natyral'! Trajneri për Report TV: S'kemi fonde, rrezikojmë evropianin

20 Qershor, 16:09| Përditesimi: 20 Qershor, 16:17

  • Share

Pasioni për sportin e bodybuilding ka qenë gjithmonë me të, por 42-vjeçari Maksi Gega vendosi të stërvitej intensivisht vetëm pak vite më parë. Dëshira, por edhe puna e pandalshme, e shpërblyen gjirokastritin me titullun kampion në disiplinën e ‘bodybulding natyral’ për kategorinë ‘Master’.

“Isha në një formë të mirë, pas stërvitjes intensive me profesor Nikon, arrita rezultate të kënaqeshme,”-u shpreh bodybuilder-i Maksi Gega.

Për Report TV, trajneri i Maksi Gegës, Nikollaq Muço, tregon se si e spikati talentin.

“Maksi ka një gjenetikë shumë të mirë për të qenë një bodybuilding i vërtetë. Këtë unë e pikasa para 3 vitesh dhe ia shpreha këtë mendim që ke një musklaturë që rrallë e kan,”-tha Nikollaq Muço, trajner i Maksit.

Me titullin, 42-vjeçari fitoi edhe të drejtën që në tetor të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin evropian, por trajneri zbulon se pjesëmarrja është në pikëpyetje.

“Ne me Maksin mund të shkojmë edhe në kampionatin evropian që mbahet në Rumani, por duhet një ndihmë financiare sepse Maksi nuk e ka mundësinë të shkojë me lekët e tij. Mund të na ndihmojë bashkia,"-deklaroi Nikollaq Muço, trajner i Maksit.

Në pritje të fondit për të shkuar në Evropian Maksi Gega s’e ka ndalur stërvitjen. Ai beson se nëse shkon në Rumani rezultatet do të jenë pozitive.

“Me stërvitjen intensive që mund të bëjmë me profesor Nikon, shpresojmë te Zoti se mund të arrijmë rezultate të mira,”-u shpreh Gega.

Maksi Gega është me orgjinë nga Gjirokastra, një qytet i cili njihet për pasionin ndaj bodybuilding, ndërsa stërvitet bashkë me kampionen e vajzave Oriela Trako. Trajneri i tyre, Nikollaq Muço thotë se me mbështetjen e duhur ka shumë mundësi që vitin e ardhshëm të organizojë në Gjirokastër kampionatin evropian.

 

 

 

Ne.k./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?