Nusja e braktisur në dasëm

Bota

Makthi më i keq i çdo gruaje: Nusja braktiset nga dhëndrri, të ftuarit e nxjerrin live në Facebook

26 Korrik 2018, 22:26| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 22:37

  • Share

Ky është padyshim makthi më i tmerrshëm që mund të përjetojë çdo femër. 24-vjeçarja Manow Nimnual u braktis në altar nga bashkëshorti i saj i ardhshëm, ndërkohë që të ftuarit e transmetuan “dramën” live në Facebook.

Nimnual u la në altar para miqve dhe familjarëve, ndërsa dhëndrri nuk u shfaq kurrë në dasëm. Ajo qëndroi në skenë me një fustan të bardhë, ndërkohë që po falenderonte të ftuarit dhe familjarët sepse nuk ishte kudesur sa duhet për ta. Në video duket gruaja e shkatërruar që qëndron vetëm. Filmi trishtues po transmetohej live në Facebook nga miqtë e saj, ndërsa deri më tani ka kaluar 5 milionë shikime. Qindra komente nga mbarë bota kanë shkuar në adresë të 24-vjeçares ku i ofrojnë mbështetje për atë çfarë kaloi.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?