Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Mal i Zi/ Abazoviç: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në pranga disa zyrtarë të lartë

24 Dhjetor 2020, 12:10| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 12:19

  • Share

MAL I ZI- Ditën e djeshme në Malin e Zi, janë ndaluar nga policia drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme Dragan Kovaçeviç Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e njësisë regjionale në Tivar dhe drjtorisë dhe një gjeometër, pasi akuzohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare.

Prokurorja speciale Lidija Mitroviç, ka urdhëruar ndalimin e tyre për 72 orë, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe kanë përdorur burime shtetërore për qëllime personale.  

Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviç, tha se qeveria e re ka premtuar një luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 “Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend … ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë … por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, ka thënë ai.

Ai tha se Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ligësi dhe do të drejtojë gishtin tek kushdo që është i korruptuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?