Bota

Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

18 Dhjetor 2024, 12:48| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 13:04

  • Share

Një seancë e komisionit parlamentar në Mal të Zi ku po diskutohej për mandatin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndërpre për disa minuta të martën (17 dhjetor) pas një incidenti.

Një bombol tymuese u ndez në sallë nga njëri prej deputetëve të opozitës, i njëjti aksion që pak kohë më parë bëhej edhe nga opozita në Shqipëri. Ky moment erdhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse duhej shpallur një thirrje publike për zgjedhjen e gjyqatarëve të rinj.

Opozita e cilësoi si një puç kushtetues vendimin për të deklaruar se këta gjyqtarë i kanë përmbushur kushtet për pension, ndërsa qeveria e mbrojti si një veprim të ligjshëm.

Pas mbledhjes mediat raportojnë se komisioni vendosi të publikojë një shpallje për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj për Kushtetuesen, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?