Mal i Zi, protestë kundër masave antiCOVID në Tuz/ Kreu i komunës: Ky vendim është hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

25 Shkurt 2021, 09:48| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:56

  • Share

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi Nikë Gjeloshaj së bashku me banorë të Tuzit kanë bllokuar rrugën. Shkak është bere vendimi i qeverise se Malit te Zi për mbylljen e lokaleve për shkak të përhapjes së Covid 19. Nikë Gjeloshaj është përballur me policinë e cila ka ardhur në Tuz të zbatojë vendimin e Komitetit Teknik te Malit te Zi për mbylljen e lokaleve. Gjeloshaj ka thënë se ata nuk do të lëvizin deri sa kryeministri dhe zëvendëskryeministri të shkojnë për yë biseduar me ta.

"Ata duhet të flasin me ne, për të parë pse na diskriminojnë dhe çfarë i shqetëson. Asgjë nuk mund të imponohet me forcë," tha Gjeloshaj.  

Gjeloshaj është shprehur se Tuzi ndodhet ne zonën e gjelbër dhe se vendimi është hakmarrje ndaj vendosjes se flamurit shqiptar dhe atij te Kosovës me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës

"Ky vendim është personal, si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi ndarë nga grupi i parë. Armiqtë po hakmerren, përkatësisht Kryeministri Zdravko Krivokapic dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç. Krivokapic po hakmerret, sepse ai as nuk na uroi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, "tha ai.

Gjeloshaj kërkoi që të sillej një përkthyes "sepse ai dëshironte të flasë në gjuhën amtare". Ai tha se do të luftonte "kundër diskriminimit" dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë.

Vendimi i autoriteteve për të mbyllur objektet hotelerike në Tuz u mor me qëllim që të mbrojë popullsinë nga koronavirusi dhe të parandalojë rritjen e të infektuarve tha drejtori i ISHP-së.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/02/2021 03:06

    O.K.,flamuret e Kosoves e Shqiperise i ngrite,po flamurin e Malit te Zi e ngrite se bashku me ta ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?