Politikë

Malaj: Ministri virtual mund të hakerohet po aq sa lehtë sa mund të korruptohet ministri fizik

12 Shtator, 14:51| Përditesimi: 12 Shtator, 15:40

  • Share

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ishte i ftuar këtë të premte në Report Tv, ku një intervistë me Nertil Agalliun foli për emrat e qeverisë së re të shpallur nga kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, për mandatin e katërt.

Ndër të tjera, Malaj analizoi edhe risinë e parë në botë te një qeveri, anëtarësimin e Inteligjencës Artificiale në rolin e ministrit, konkretisht “Diellën”.

“Ka një debat të madh për kufijtë e inteligjencës artificiale, deri te superinteligjenca që kalon kapacitetet e qënies njerëzore. Kjo sot në botë diskutohet për të mirat që ka dhe për rrisqet që ka. Pra nuk ka një gjë që është thjeshtë e mirë dhe nuk ka të këqija. Përfundimisht është arritur konkluzioni që ne do ta përballojmë të ardhmen tonë jo duke injoruar inteligjencën artificiale. Por duke e njohur dhe duke e përdorur. Ajo që është e çuditshme në rastet politike është absolutizimi që i bëhet inteligjencës artificiale. Në fund të fundit ai është një softuer i cili do të programohet dhe do t’i jepet ministrisë së inteligjencës artificiale ta përdorë. Por nëse në rastin fizik kemi rriskun e korruptimit, në rastin e inteligjencës artificiale kemi rriskun e hakërrimit. Dhe unë nuk jam plotësisht dakord. Ne e provuam me e-government, që ka shumë arritje, por na dha një mësim, që ne ecëm shumë shpejt me aplikimin e saj, pa krijuar atë që quhet siguria kibernetike. Ne arritëm në atë nivel, që aq të dobët e kishim sigurinë kibernetike, sa edhe sekretet e agjencisë tonë kombëtare të shërbimeve sekrete, dolën në rrjetet sociale. Dhe rrisku që një ministër digjital të hakërrohet është i barabartë me rriskun që një ministër fizik të korruptohet, kështuqë që siguria kibernetike është gjë e madhe”,- tha Malaj.

Më tej, ish-ministri i Financave solli këndvështrimin e tij mbi atmosferën politike në vend dhe këshilloi qasjen që duhet të ndjekin 2 kampet më të mëdha partiake.

“Te PD shqetësimi im i parë është agresiviteti. Duket që ka zgjedhur që në seancën e parë një kopje të keqe. Në këtë aspekt ata kanë nevojë për një ndryshim radikal. Nëse nuk arrijë të zgjerojnë mbështetjen publike, që nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur, nëse nuk zgjerohen në tërësinë e tyre, të përfaqësuesve, të politikave, të mbështetjeve, të aleancave brenda dhe jashtë vendit, nëse nuk lind një grup besnikësh, nuk besoj që do të ketë një zhvillim pozitiv në politikën shqiptare. Kështuqë ndryshimi më i madh pritet nga opozita që të bëhet më konkurruese, më efektive dhe më e dobishme. Por, një ndryshim thelbësor në një ambient politik aktiv, i takon mazhorancës. Pra duhët të mbajë një qasje sa më të butë në çdo acarim institucional”,- tha Malaj.

Ora 15:34
Malaj kundër akuzave të opozitës për ministren Evis Sala: Mentalitet i vjetëruar! Ka profil të lartë akademik

 

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar akuzat e opozitës ndaj Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala. Ai i cilësoi ato si mentalitet i vjetëruar.

‘Opozita mban qëndrim abuziv për çdo anëtar të qeverisë, kjo e bënë më të vështirë rimëkëmbjen e saj, sepse lufta me akuza është një mënyrë thjesht për të mbijetuar jo për të ndryshuar qeveri. Evis Sala duhet të ishte rasti që opozita duhet që ta falënderonte, sepse ka një profil të lartë akademik.

Ajo nuk ka profil politikë dhe nuk mund që të konsiderohet si kundërshtare. Diaposra është pjesë e vendit tonë dhe ne duhet që ti përzgjedhim figurat që vijnë nga andej. Por që të akuzosh një zonjë të nderuar është një mentalitet i vjetëruar. Ajo ka marr përsipër një sfidë të vështirë’, tha ai.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?