Masat e qeverisë, Arben Malaj në 'Repolitix': Duhet njohur situata, 3 kolona që një program rimëkëmbje të funksionojë

25 Mars 2020, 22:23| Përditesimi: 26 Mars 2020, 06:30

  • Share

Ish ministri i financave Arben Malaj i ftuar në “Repolitix”, ka komentuar vendimet e marra mbledhja on-line e qeverisë në një situatë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Sipas Malaj, duhet të njohim mirë situatën në të cilën ndodhemi dhe të respektojmë këshillat e mjekëve dhe vendimet e qeverisë, pavarësisht se ato janë të paspecifikuara dhe në të njëjtën linjë me atë të qeverive të tjera.

Duhet të njofim situatën në të cilën ndodhemi e cila është e vështirësuar shumë, por paralajmërohemi se duhet të respektojmë këshillat e mjekëve dhe vendimet e qeverisë për të parandaluar rritjen e viktimave dhe pasojave.

Sigurisht që qeveri të ndryshme kanë ndërtuar programe të ndryshme. Sigurisht që mundësia që jepet për të lehtësuar barrë qoftë individit, qoftë familjes, qoftë biznesit varet edhe nga fuqia e shtetit.  Por ajo që dallohet qartë është që masat e marra janë në të njëjtën linjë me atë të qeverive të tjera. Pra nuk janë diçka specifike prandaj duhen respektuar në thelbin e tyre”, shprehet Malaj.

Sipas ish-ministrit të financave duke qenë se nuk kemi disa masa specifike të vëna në zbatim, ne gjendemi përballë 3 kolonave që një program rimëkëmbje ekonomike mund të funskionojë.

“Së  pari, është pjesa e shëndetësisë dhe këtu ka veprime të shpejta dhe rialokime të fondeve që po vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë pasi një nga risqet kryesore është se mungesa e logjistikës është një pikë e dobët pasi askush nuk e ka parashikuar këtë. Edhe veprimet e fundit për të importuar pajisje mjekësore dhe rialokimin e buxhetit Ministrinë e Shëndetit dhe të Mbrojtjes janë pikërisht atë që duhet të jetë prioritet në raste të tilla.

Kolona e dytë, është identifikimi i të gjithë individëve dhe familjeve që kanë nëvojë për ndihmë financiare për të përballuar koston e jetesës së përditëshme. Kriza edhe pse është një krizë shëndetësore, parashikohet të ketë pasoja jo të vogla në fudshën e rritjes së papunësisë dhe varfërisë dhe do t’iu duhet kohë njerëzve të kthehen ne normalitet. ILO- Organizata Boterore e Punës parashikonte se nga ky virus mund të shkaktohen 5-25 milionë të papunë dhe një rritje të varfërisë deri në 35 milionë individ.

Së treti, sfidat sociale. Këto sfida do të jenë të mëdha dhe askush nuk duhet, qoftë edhe në fshatin më të largët jo më në rrethinat e qyteteve, të mbetet jashtë skemave të mbrojtjes sociale. Këtu, do të ishte në të mirë të qeverisë dhe në rritje të kredibilitetit të saj dhe transparencës së procesit që shifrat të ishin të sakta dhe shkalla e mbështetjes, të ishte në një llojë barazie, në varësi kjo edhe të numrit të anëtarëve të familjes.

Qeveritë përmes taksave apo burimeve të huamarrjeve mundohen t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve në sfida të tilla. Do të ishte mirë që ky proces të jetë sa më transparent edhe efikas pasi ndihmon në arritjen në një kohezion midis shqiptarve, por edhe njëlloj solidariteti midis faktorve politik që ta trajtojnë krizën qoftë nga virusi por edhe nga tërmeti si një sfidë kombëtare dhe jo si një sfidë qeveritare, apo konkurencë alternativash”, ka thënë ndër të tjera Malaj.

Ora 03:43
A i trembet Kaubojsi koronës?/ Rrëfehet ish-deputeti: Ushqimi na është kthyer në hobi, një më dy e tek frigoriferi

1585190733_Screenshot18.jpg

“Frigoriferi është kthyer në hobin e radhës”, kështu shprehet plotë humor ish-deputeti Eduard Ndocaj teksa rrëfen se si po i kalon ditët e tij të izolimit në shtëpi. Veç frigoriferit, Ndocaj shprehet se ka filluar të mësojë edhe lojra me letra e shah për të kaluar kështu ditën dhe shmangur mërzinë nga mbyllja hermetike brenda 4 mureve të shtëpisë.

“Po mundohemi të ruajmë atë ritmin që t’mos mbetemi totalisht të ndaluar. Çohemi në mëngjes, një kafe, pak gjimnastikë…

Ushqimi tashmë është kthyer në një hobi. Një e dy tek frigoriferi se duke ndenjur gjithë ditën në shtëpi i kalojmë disa herë aty afër. Kemi filluar të mësojmë disa lojra. Luajmë shah, luajmë letra gjatë ditës. Të mbyllur hermetikisht me pak fjalë sepse është kthyer në një shtet-rrethim edhe këtu në Itali. Gjoba të mëdha dhe mund të rrezikosh edhe ndonjë ndjekje penale”, rrëfen ish deputeti.

Ish-deputeti shprehet se në një situatë të tillë është e rëndësishme të ruhesh pasi nuk mund të bëjmë trimëri me sëmundjen.

“Frika është pjesë e njeriut, nuk është se mund të bëjmë trimëri me sëmundjen. Të ruhemi dhe të bëjmë kujdes është pika kyçe sepse nuk është problem se tip o dëmton veten, por frika më e madhe është e familjes e fëmijëve, e njerëzve që do. Kjo është frika më e madhe”, ka thënë Ndocaj.

Ora 03:15
'Masa e mbledhjes së qeverisë për pagesën e dritave e ujit, skandaloze', Ndocaj thirrje shqiptarëve të mos dalin nga shtëpia: Mos luani me jetën!

1585188938_Screenshot17.jpg

Të ndodhur në këto kohë të vështira, me një virus vdekjeprurës që na bën të jemi të rrezikuar në çdo moment, ish-deputeti Ndocaj ka edhe një mesazh për shqiptarët.

“Dua t’iu them shqiptarëve që të kenë kujdes dhe të ndjekin këshillat e mjekëve dhe profesionistëve për këtë epidemi. Të rrinë brenda, të rrinë pranë familjes duke mos i rrezikuar ata. Të lajnë duart sa më shpesh, të konsumojnë ato vitaminat që rekomandojnë mjekët dhe absolutisht i ftoj të mos dalin nga shtëpia. Është një epidemic që nuk i dimë fillimin dhe mbarimin”, thotë Ndocaj, ndërsa shton se të gjithë shqiptarët duhet ta marrin këtë sëmundje shumë seriozisht, pasi nuk mund të luhet me jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Ish deputeti e ka cilësuar si skandaloze vendimin e marrë gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme për pagesën e ujit dhe dritave, duke u shprehur se qeveria duhet të marrë masa thelbësore.

“Një ndër masat më skandaloze e marrë gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosja që shqiptarët të paguanin dritat e ujin. Shqiptarët nuk kanë mundësi ta paguajnë atë në kushte normale e jo më në një moment të vështirë si ky që i ka bllokuar totalisht.

Qeveria duhet të marrë masa thelbësore jo masa…”, përfundon ish deputeti.

Ora 02:46
16 ditë i izoluar në Milano, Eduard Ndocaj tregon si po i kalon ditët në karantinë. Një dedikim edhe për bashkëshorten e tij infermiere

I gjendur në Milano të Italisë gjatë kësaj tragjedie, ish deputeti Eduard Ndocaj në një lidhje live për “Repolitix” tregon mënyrën se si po i kalon këto momente të vështira. I mbyllur në shtëpi së bashku me familjen e tij.

“Janë momente shumë kritike. Ne jemi të gjithë të izoluar brenda dhe në të vërtetë është një tragjedi e paimagjinueshme, por po mbijetojmë me pak fjalë. Këtu të mbyllur brenda së bashku me familjen. Ka dy ditë që shifrat janë më të vogla, por gjithsesi ende i lartë numri i viktimave pasi vetëm në Lombardi janë rreth 550 vetë që kanë gjetur vdekjen nga kjo sëmundje”.

Ndocaj tregon se vijon të jetë i izoluar për 16 ditë rresht, ndërsa e vetmja që del nga shtëpia është bashkëshortja e tij infermiere. Teksa përgëzon bluzat e bardha për punën e tyre në këto momente të vështira, Ndocaj thotë se ndihet krenar për bashkëshorten e tij dhe iniciativën e saj për të punuar e përballur me virusin vdekjeprurës në vijat e para, në këto kohë të vështira.

“Kjo është dita e 16 që jemi izoluar. E vetmja që del është bashkëshortja sepse ajo punon infermiere në një spital këtu pranë. Ajo është shumë e rrezikuar. Në spitalin e saj ka patur disa viktima.

Unë dua t’i përgëzojë ata mjekë dhe infermierë për këtë që po bëjnë dhe ndihem krenar edhe për këtë pjesë të bashkëshortes.

Unë kam dalë 3 herë me kohë të shkurtër brenda këtyre 16 ditëve. Këtu një qytet që zjente nga trafiku, puna e ekonomia është kthyer në një shkretëtirë, në një gjendje të trishtueshme”, shprehet Ndocaj.

Ora 02:11
‘Pro miratimit të një korona-bondi’, Arben Malaj: Shqipëria do të kalojë në fazë recesioni

1585185404_Screenshot15.jpg

Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj është shprehur pro emetimit të një eurobondi për koronavirusin. Sipas Malajt, një veprim i tillë është ide novatore e cila do të lehtësojë vendet me borxhe të larta, të kapërcejnë këtë krizë humanitare pa krijuar një krizë të rëndë financiare.

Kriza shoqërohet me rritje të papunësisë dhe varfërisë dhe ulje të të ardhurave në buxhet. Pavarësisht se bien të ardhurat shteti fillon dhe rrit shpenzimet në buxhet për shtresat sociale dhe ekonomia ushqehet për të kaluar në normalitet.

Propozimet për për bond eurobond për koronavirusin për mua janë ide novatore që do të gjejnë më shumë vend në të ardhmen. Por kriza është globale dhe zgjidhja duhet gjetur globale.

Institucionet globale para pak ditësh kanë bërë të qartë që për vendet që do t’iu rritet deficiti sepse do të bëjnë shpenzime për shëndetësinë, shtresat në nevojë, paketat për ngritjen e bizneseve, për uljen e kostos së bizneseve, fermerët do ndihmohen.  Eurobondi për koronavirus është një ide e mirë. Aty mund të angazhohen institucione të bashkimit Evropian për të asistuar në krizën financiare. Shuma që do të vihet në dispozicion do të lehtësojë endet me borxhe të larta të kapërcejnë këtë krizë humanitare pa krijuar një krizë të rëndë financiare”, është shprehur ndër të tjera Malaj.

I pyetur se, sa mund të ndikojë koronavirusi në prodhimin e brendshëm bruto dhe nëse do të mund të kalojë fazën e recesionit Shqipëria, ish-Ministri i Financave është shprehur se një gjë e tillë është e pritshme.

Recesion do të thotë se nëse ekonomia e një vendi në 2-3 mujor të njëpasnjëshëm do të ketë një rritje më të vogël, dhe unë besoj se Shqipëria do të kalojë në fazën e recesionit. Recesion nuk do të thotë që ne kemi një rritje negative, por që ti je duke shkuar drejt një krize atëherë testi ekonomik të thotë që ekonomia jote eshtë në recesion dhe ti duhet të ndërmarrësh politika ekspansioniste”, ka thënë Malaj.

Ndërsa shprehet se “krizat rrisin përgjegjshmërinë, prandaj duhet të jemi produktiv në analizat që bëjmë”, ish-Ministri i financave ka edhe disa këshilla për qeverinë.

Duhen eleminuar mbivendosjet, që duket sikur të gjitha palët bëjnë të njëjtën gjë.

Të harmonizohen politikat e bankës qendrore me atë të Ministrisë së Financës, pra të ecin në të njëjtin krah dhe të mbërrijnë tek përfituesi i fundit.

Qeveria të ketë bashkëpunim me grupet e interesit, pavarësisht se kërkesat e tyre duken në pamje të parë të tepruara. Dhe realisht, jo çdo kërkesë që bëhet nga çdo grup interesi përbën një detyrim për qeverinë, pasi në fund të fundit çdo lehtësim që qeveria do të jap, siguron rritjen e borxhit dhe po ashtu do të paguhet me taksat tona në ditët në vazhdim.

Transparencë maksimale, efektivitet maksimal dhe të punohet në një ambient ku dominon solidariteti social dhe njëlloj mirëkuptimi politik për këtë fatkeqësi”, ka përfunduar Malaj.

Ora 22:52
'Rezerva valutore e bankës së Shqipërisë, për situata më kritike', Malaj: Ja sa kohë mund të durojmë krizën

1585173205_Screenshot11.jpg

Të ndodhur në një gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, i pyetur se nëse duhet përdorur për rezerva valutore e shtetit shqiptar për përballimin e krizës, ish-Ministri i Financave Arben Malaj është shprehur se kjo rezervë është krijuar për tu përdorur në situata më kritike sesa kjo.

“Mbështetur nga përvoja, rezerva valutore e shtetit që mbahet në emër të qeverisë në Bankën Qëndrore përdoret për kriza më kritike sesa kjo. Zakonisht ajo shprehet jo vëtëm në lekë, por me ato të ardhura që kemi. Pra, për sa kohë mund të importojmë ne produkte në mënyrë që tmos ta lëmë ekonominë apo popullatën në një krizë humanitare.

Rezerva valutore e shtetit duhet të shkojë deri në 3 muaj, por rezerva valutore e shtetit shqiptar është edhe më e fortë dhe mund të mbajë deri në 4 muaj ose pak më tepër marrjen e importeve.

Unë nga përvoja shpresoj shumë që nuk do të kemi kurrë nevojë të përdorim rezervën valutore për krizën ushqimore. Edhe në krizën e rëndë të ’97, gjatë diskutimeve të mija me BE për mënyrën se rimëkëmbjes, hapjes së vendeve të punës na thoshin që krijoni programin na i tregoni sa bindës jeni sepse ushqimet ua sjellim ne...”, është shprehur ndër të tjera Malaj.

Komento

Komente

  • Tutu: 26/03/2020 09:13

    U zgjove Beno.... ke kohe qe mendohesh nga gja mbash... burre bq

    Përgjigju
  • Specialist qe e ka vleresuar edhe Skemat Piramidale..: 25/03/2020 22:36

    Arben ku eshte futur AI miku juaj me i forti i Financave. ! Anastas Angjeli,,meqenese ishte vleresuar Si Njeriu qe ka ne perdorin Makinen me te shtrejnte ! Po Juve mos jeni ne kerkim te barazimit te konkurences me Anastasin ! Te Makines e kam fjalen...se sa per Buxhrtin qe ka Anastasi nje Zote e din...vetem Kure te vdesi do TI dalin te palarat,,Si atij Diktatorit Hoxha ..dikur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?