Malaj për Report Tv: Formulari i vetëdeklarimit COVID, juridikisht i gabuar! Ministria e Arsimit drejton nga Facebook-u, 3 sugjerime

14 Shtator 2020, 13:12| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 14:58

  • Share

TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është ndalur të flasë për disa çështje në nisje të këtij viti të ri shkollor, ku nuk i ka kursyer edhe këshillat për Ministrinë e Arsimit e cila ka përpara një sfidë të vështirë. Pikë së pari, ajo e ka cilësuar formularin COVID që duhet të plotësojnë prindërit dhe fëmijët para se të shkojnë në shkollë si një vendim i gabuar, juridikisht jo korrekt. Ajo pranon që është i nevojshëm një komunikim i tillë, por kjo përgjegjësi nuk duhet t'i ngarkohej prindërve dhe fëmijëve. Sipas saj, duhej të ngrihej një grup i posaçëm mjekësor që të bënte vlerësimin në bazë të simptomave.

"Kemi kohë që shkollën e kemi kthyer në një institucion që prodhon letra, plotësojnë dosje pa fund, shteti vendosi t'u japë një formular dhe për gjendjen e tyre shëndetësore, përgjegjës janë janë prindërit. Është mjet i gabuar, i nevojshëm për të vendosur raportin për menaxhimin e situatës, por jo në këtë format, juridikisht jo korrekt. Thjesht një letër ku nuk kanë kompetencën institucionale. Historia nuk fillon dhe mbaron te Tirana.  Për situatën e deklarimit duhet të ndërtojë një institucion që lidhet me mjekun që mund të vihet në shkolla dhe ai të krijojë raport apo për të parandaluar këto rastet e vështira", tha Malaj.

Në intervistën për gazetaren  e Report Tv, Danjela Maloku, Malaj ka pasur kritika të forta për Ministrinë e Arsimit, duke thënë se drejton nga Facebook edhe në këtë situatë që është shumë e vështirë menaxhimi.

"Kryefjalë duhet të ishte besimi, viti akademik starton sot dhe nuk e dimë se si COVID do të agravojë situatën, besim midis mësuesve dhe punës së tyre se është hera e parë që provohet jo si profesion, por si mision që bëhet i pamundur nëse nuk do të ndihmohet nga Ministria, nga Komiteti, prindërit që me frikërat e tyre mund të cenojnë procesit, politika që të mos bëjë deklarata politike. 126 mijë nxënës më pak, jemi në një situatë të rëndë ku flasim për ikje masive të shqiptarëve. Sot shkolla gjendet në një situatë të turbullt dhe të paqartë. Nuk ka një udhëzim për raportin arsimor, programi, nëse do bëhen të gjitha lëndët. Do të kërkojë prezencën e prindërve gjatë gjithë kohës. Është hera e parë që nis pa daljen e ministrisë së Arsimit, ka kohë që drejtohet në Facebook që është gjëja më absurde. Mund të ndodhte gjatë pandemisë, por në rastin konkret nuk mund të ndodhte se është përgjegjëse për standardet dhe duhet të marrë përgjegjësi të lartë dhe të japë besim se në fund të ditës fëmijët i kanë sytë te ky institucion. Është një situatë e pamenaxhueshme. Sistemi i armimit fillon më një situatë jo të lehtë, që është bërë online, 99% e fëmijëve janë të stresuar, gjenden me maskë, të distancuar nga njëri tjetrit, ku shkolla luan rolin e distancimit, ndërkohë që nuk po flasim për kategoritë me aftësi ndryshe që nuk kanë një protokoll të qartë, e njëjta paraqitet dhe në arsimin profesional qq situata e asaj që themi distanca në sistemin parauniveristar është e pazbatueshme sidomos në hyrje dhe dalje", tha Malaj.

Ajo i ka bërë qeverisë dy propozime. Së pari të ndihmohen prindërit që janë në punë e që kanë për të dërguar fëmijët në shkollë dhe së dytë që Ministria e Arsimit të bëjë bilancin ditor, njësoj si ministria e Shëndetësë, ku të përfshihen sa mësues janë të prekur, masat që janë marrë e shumë detaje të tjera.

"Të krijojë lehtësi punësimi që të krijohet mundësia që shteti të bëhet garant te privati dhe publiku, që të deklarojnë për kohën që duhet t'i çojë fëmijët në shkollë dhe këtë shteti ta quaj si kohë plus dhe t'ia japë fëmijëve që të ketë mundësi për të dërguar fëmijët në shkollë. Ashtu si i Ministrisë së shëndetësisë të japë informacion të detajuar, dhe ajo të japë informacion sa mësues janë me COVID, si do bëhet zëvendësimi, masat për fëmijët me aftësi ndryshe,e si duhet ndaluar që askush të mos hyjë në ambientet e shkollë, në të kundërtën do ta degjenerojmë në një situatë të vështirë", shtoi ajo.

Në fund, duke u ndalur në planin politik, Malaj nuk u ndal të komente shumë gjatë, por shtoi se LSI do të maksimalizojë votat në zgjedhje, siç ka bërë gjithnjë.

"LSI u krijua në situata të jashtëzakonshme, është parti që ka krijuar formatin që në arenën nuk anashkalohet. Kemi treguar që në situata të vështira dhe reale kemi bërë zgjidhje kombëtare edhe kur na kanë thënë "herë lëvizni majtas herë djathtas".

Jemi në fazën që tashmë vendimmarrjen do të bëhen duke parë klimën politike dhe duke vendosur që në gjitha qasjet jemi të vendosur që do i japim elektoralit më të mirë për të vendosur një qasje tjetër në vazhdim të 30 viteve të ndërtimit të vendit, që tani është në rënie të lirë, po kap fundit, jemi në një situatë të rëndë ekonomike. LSI gjithmonë ka garuar vetë, edhe kur ka bërë koalicione para dhe pas zgjedhjeve kemi maksimalizuar gjithnjë votat. Jemmi për të zgjidhur situatën më kritike", përfundoi Malaj në Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dibran: 14/09/2020 17:05

    Dakort, por mos.....QAJ !!!!!!!!

    Përgjigju
  • Tosi: 14/09/2020 13:58

    Prap ka kohe te flase kjo sharebajga e leshitlikes, po ik moj shore mbaje bluzen e Nafije dybekut ne proteste se je servile e neveritur per gjithe shqiptaret . Po vjen fundi i leshelise.

    Përgjigju
    • robi: 14/09/2020 17:50

      Amon mor ku i ka gjetur kjo Nafije dybeku i leshitlikes, gjithe sharebajgat me te shpifura dhe me te urryera te planetit. Kurre me ne pushtet kjo shpure qe gerryu buxhetin e shtetit me ministrat dhe drejtoret superhajdute si kjo Nora bythderrja qe shiste vizat amerikane dhe u merte njerzve mijra euro per nje vize amerikane kur ishte zv ministre e leshelise.

  • Populli: 14/09/2020 13:41

    U dite se keto fekalet e LSIse & te PDse dote kundershtonin per gjdo gjo si kur edhe te ishte prefekt se keshtu jane mesuar te shpifin dhe te akuzojne,tani kjo plehre na del juridikisht me probleme ,kurr nuk bohesh deputete moj plehre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?