‘Maldivet e Evropës’, media spanjolle artikull për Shqipërinë: Do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në 2024-ën

3 Janar, 15:49| Përditesimi: 3 Janar, 15:53

  • Share

Revista spanjollet “Elle” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë dhe bukurive natyrore që vendi ynë ofron për turistët të cilët çdo vit e më shumë po e zgjedhin për të kaluar pushimet.

Në shkrimin e publikuar, revista e njohur e cilëson Shqipërinë si “Maldivet e Evropës”, duke e listuar si një destinacion të domosdoshëm për turistët që duan çmime të lira dhe shumë pak orë fluturim nga Spanja.

“Ne kemi zbuluar një perlë të vërtetë falë Booking.com që pa dyshim do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme evropiane në vitin 2024. Vendi perfekt për të shkuar me pushime në plazh, siç është quajtur nga të lartpërmendurit platformë si Maldive Evropiane; Po, me shumë më pak orë fluturimi dhe shumë më lirë”- thuhet mes të tjerash në artikull.

Artikullin e publikoi në rrjetin e tij social edhe kryeministri Edi Rama i cili thekson se gjatë periudhës janar-nëntor 2023, vendin tonë e kanë vizituar rreth 93% më shumë turistë spanjollë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2022.

“Edicioni në spanjisht i revistës së njohur “Elle”i kushton këtë artikull Shqipërisë si një ndër destinacionet më të rëndësishme europiane për spanjollët gjatë 2024-ës, duke u ndalur në Vlorë, mes plazheve e maleve, lagunës së Nartës e ishullit të Zvërnecit, turizmit kulturor e atij kulinar duke vlerësuar me 5 yje tavën tonë të kosit. 93% më shumë spanjollë krahasuar me një vit më parë, kanë vizituar vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2023”- shkruan Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?