Një nismë e gjerë pastrimi, e quajtur 'Male të Pastra', do të zhvillohet më 26 gusht në 10 parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh mëngjesin e kësaj të shtune, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen këtij aksioni për pastrimin e natyrës.
Kreu i qeverisë shprehet se kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët, ndaj kontributi i gjithsecilit do të ishte i rëndësishëm.
"Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.
Komente
