Foto iluestruese

Kronikë

Malësi e Madhe/ Babai dhe dy djemtë rrahin barbarisht dhëndrin 41-vjeçar, Policia parandalon përshkallëzimin dhe i arreston të tre (EMRAT)

23 Gusht, 11:43| Përditesimi: 23 Gusht, 11:55

  • Share

Malësi e Madhe- Dhunuan dhëndrin pas sherrit, arrestohen 3 anëtarët e familjes, babai dhe dy djemtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe, pas një sherri në familje, në fshatin Flakë, teksa policia e Komisariatit shkoi menjëherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe ndonjë ngjarje të mundshme tragjike. Të arrestuarit janë Xheladin Çokaj, Arnit Çokaj dhe Sefred  Çokaj.

Dhëndri 41-vjeçar ka marrë dëmtime serioze në trup dhe kokë, por pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup”, tha policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Malsori: 23/08/2025 12:38

    Ne qoftese i ka prek vajzen e motren. Hak e ka plumbin. Gruaja eshte amanet i prinderve e vellezerve, nqs te ka tradhetuar ose te ka vjellur ne shpi, ndaje, mos e prek me dore. Gruaja ndahet per nder e Hajni (vjedhje). Te tjerat do te thote qe sje burr me majt nje grua. Kanuni qe mbase dikush e gjykon, e ka te shkruar. Por kurrsesi nuk thuhet qe te keqtrajtohet, perkundrazi te nderohet. Nje burr qe nuk di te nderoje gruan e vet, me nder e respekt. Eshte mashkull por BURR Nuk bahet Kurr.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 23/08/2025 15:45

      Sa rrotë kanuni qenke! Ka ikur koha e vetgjyqësisë, njëherë e mirë. Ka denoncim, ligje, rregulla, etj. O rrotë kanuni, ti e di sa mashtruse janë femrat? Ankohen te babai dhe vëllezërit për ngacmime apo pllenime që nuk kanë ndodhur! Dhe ata, të nxitur nga kanuni, hidhen në sulm si rrota kanuni. Malsori, po të jap një këshillë, bëji update jetës...je version shumë i vjetër!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?