Foto nga vendi i ngjarjes, 29 shkurt 2024

Zbardhet plagosja në Koplik! Arrestohet autori që qëlloi në këmbë 32 vjeçarin (EMRI)

27 Tetor, 11:43| Përditesimi: 27 Tetor, 12:24

  • Share

Malësi e Madhe- Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 32 vjeçari në muajin shkurt të këtij viti është vendosur në pranga.

Emirjon (Mirush) Hasaj u arrestua në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Ndaj 35 vjeçarit banues në fshatin Pjetroshaj Gjjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' për veprat penale 'Plagosja e rëndë me dashje' dhe 'Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'.

“Ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Genti Dulaj D., 32 vjeç, informoi sot policia.

Ngjarja u shënua në Koplik kur gjatë një konflikti për motive të dobëta Hasaj qëlloi me pistoletë në këmbë, Genti Dulajn.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?