Kanabisi i asgjësuar

Kronikë

Malësi e Madhe/ Kishte kultivuar 137 bimë kanabisi në fshatin Jubicë, pranga 54-vjeçarit

10 Shtator, 10:17| Përditesimi: 10 Shtator, 10:21

  • Share

Malësi e Madhe - Një 54-vjeçar i cili kishte kultivuar 137 bimë narkotike kanabis në fshatin Jubicë është vendosur në pranga.

54-vjeçari me inicialet I. R u kap në flagrancë teksa ishte në parcelë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.  

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, informoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?