Foto Ilustruese

Kronikë

Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari

8 Janar, 15:14| Përditesimi: 8 Janar, 15:25

  • Share

Malësia e Madhe- Një 41-vjeçar, i cili ishte në kërkim që prej 2023 për kultivimin e 480 bimëve narkotike, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Policia bënë me dije se, më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat nga punonjësit e Policisë është konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera.

Në këtë moment 41-vjeçari me inicialet M. V.(L.), sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa ka rënë në pranga ditën e sotme.

‘Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. V.(L.), 41 vjeç, banues në fshatin  Qafë Aliaj, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?