Një parcelë kanabisi e zbuluar nga Policia në malësi

Kronikë

Malësi e Madhe/ Kultivoi parcelën me 161 bimë kanabisi bashkë me 3 të tjerë, kapet pas dy vitesh arratie 53-vjeçari

26 Maj, 14:01| Përditesimi: 26 Maj, 14:07

  • Share

Malësi e Madhe- I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve narkotike dy vite më parë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari që ishte shpallur në kërkim.

Pas kontrolleve të territorit dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe njoftuan sot (26 maj) se kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar të dyshuarin L. K., banues në fshatin Ivanaj.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, tha policia vendore.

53-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi në fshatin Ivanaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?