116 bimët kanabis që u gjetën në fshatin Vukpalaj

Malësi e Madhe, kultivuan 116 bimë kanabis në fshatin Vukpalaj! Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

4 Qershor 2023, 10:55| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 11:31

  • Share

Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër të shpallur në kërkim ka kultivuar 116 fidanë kanabis, të cilët u gjetën gjatë kontrollit në disa fshatra të Malësisë së Madhe.

28-vjeçari me iniciale P. K. është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se në bashkëpunim me A. K., 44 vjeç, i cili është shpallur në kërkim kanë kultivuar 116 fidanët e kanabisit të gjetura në fshatin Vukpalaj.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po vijon punën për kapjen e A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jetmir: 04/06/2023 12:50

    Ore po vlora e ka legalizuar gje se spo shikojme te kapet gje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?