Foto ilustruese

Kronikë

Malësi e Madhe/ U godit nga gurët e rënë teksa priste dru në mal, humb jetën 36-vjeçari

24 Tetor 2024, 20:36| Përditesimi: 24 Tetor 2024, 22:53

  • Share

SHKODËR - Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Malësinë e Madhe, në Shkodër.

Një 36 vjeçar, teksa ishte duke prerë dru në pyll, është goditur nga një gur, i cili ra nga mali.

 "Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi Mondi Makaj, 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për pasojë 36- vjeçari ka humbur jetën", njoftoi policia. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.

G.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?