Malësi e Madhe, miratohet me shumicë votash buxheti për vitin 2024! 2 këshilltarë të koalicionit 'BF' bashkojnë votat me PS dhe PSD-në e Tom Doshit

18 Janar, 20:18| Përditesimi: 18 Janar, 20:29

  • Share

SHKODËR- Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe ka miratuar gjatë ditës së sotme me shumicë votash, buxhetin për vitin 2024.

Nga 16 vota që ishin të nevojshme për miratimin, buxheti është miratuar me 25 vota në total, mes të cilave edhe votat e përfaqësuesve të djathtë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që këtë herë tejkaluan dallimet politike mes palëve dhe dhanë dakordësinë për buxhetin e qytetarëve.

Në total kanë qenë 25 vota pro dhe 4 kundër, konkretisht nga 31 këshilltarë të kësaj bashkie, u votua si në vijim, 6 vota pro të PS, 8 vota PSD, 2 vota pro nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ si dhe 9 vota pro nga partitë e vogla që janë pjesë e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe. 4 votat kundër kanë ardhur nga anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike. Ndërsa 2 këshilltarë bashkiakë nuk ishin të pranishëm në mbledhje. 

Në këtë mënyrë, këshilli bashkiak ka kaluar buxhetin që pritet t’i shërbejë nevojave të qytetarëve dhe projekteve të tjera të zhvillimit në zonë përgjatë vitit 2024.

Fillmisht buxheti u rrëzua më 8 janar me votat kundër të Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit. Në një intervistë për Report Tv, kreu i kësaj force politike në Shkodër, Ardian Hysa sqaroi se nuk bëhej fjalë për një krisje me Partinë Socialiste por me faktin se buxheti duhej rishikuar pasi ishin lënë jashtë zona ku janë të domosdoshme investimet.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?