Përroi del nga shtrati, përmbyt qytetin e Koplikut! Çahet asfalti! Uji hyn në banesa e biznese! Nën ujë dhe shëtitorja e Sarandës e Ksamili

Qyteti i Koplikut në Malësi të Madhe u përmbyt mëngjesin e kësaj të mërkure, (22 nentor 2023)

Reshjet intensive dhe dalja nga shtrati i Përroit të Thatë solli situatë kaotike në rrugë. Dëmë të mëdha u shkaktuan në banesa dhe biznese ndërkohë që qëndra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qënë nën pushtetin e ujit për disa orë.

Strukturat e emergjencave në Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe forcat e Policisë u angazhuan për normalizimin e situatës në rrugë.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut ndërkohë që si pasojë e vershimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime dhe në infrastrukturën rrugore. Nga bashkia e Malësisë së Madhe,  po bëhet evidentimi i dëmëve të shkaktuara nga moti keq.

Shirat e shumtë kanë shkaktuar probleme në shëtitoren e qytetit të Sarandës dhe rrugët e Ksamilit.

Pusetat në qytetin e Sarandës u bllokuan, ndaj ujërat e zeza kanë shpërthyen në disa rrugë dhe Shëtitoren buzë detit.

Dëme janë shkaktuar në disa biznese të rrugës së Flamurit, të cilat janë përmbytur nga vërshimi i ujërave të zeza. Bizneset apelojnë për ndërhyrjen e Emergjencave Civile të Bashkisë.

Ora 14:44
VIDEOLAJM/ Banesat dhe bizneset në Koplik nën ujë, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje

Kopliku në Malësi të Madhe u përmbyt për shkak të motit të keq. Reshjet intensive dhe dalja nga shtrati i Përroit të Thatë solli situatë kaotike në rrugë.

Report Tv sjell pamjet nga përmbytjet, ku shihet se banesa e biznese janë në ujë.

Dëme të mëdha u shkaktuan në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë nën pushtetin e ujit për disa orë.

Ora 14:34
VIDEO/ Moti i keq, çahet asfalti në Koplik

 

Kjo ka qenë qendra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të mërkure.

Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë e pushtuar nga uji për disa orë.

Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryrja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.

Nga bashkia e Malësisë së Madhe,  po bëhet evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ora 13:32
VIDEO/ Përmbytet shëtitorja e Sarandës, shikoni pamjet

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Sarandës sot paradite kanë shkaktuar përmbytje të shëtitore së qytetit bregdetar.

Shqiptarja.com sjell pamjet ku duket shëtitorja duket sikur është kthyer në det.
 

Ora 12:52
VIDEO/ Stuhi shiu në Ksamil, përmbyten disa rrugë dhe biznese në qytet

Reshje shiu intensive kanë rënë edhe në Sarandë dhe Ksamil.

Për pasojë në Ksamil janë përmbytur disa rrugë dhe bizneset për rreth.

Report Tv sjell pamjet e rrugëve të mbushura me ujë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 22/11/2023 17:00

    uji do kanale te thella..dhe puseta te medha,,dhe pjerrtesi,,qe te largohet ndryshe permbyt dhe demton asfaltin e rruges..,,nuk do pedonale o palaco...kryebashkiaker...mor qena..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?