Malësi e Madhe/ Aludimet për ‘krisje’ me PS-në, kreu i PSD-së në Shkodër zbulon pse bashkuan votat me opozitën për të rrëzuar buxhetin e bashkisë

12 Janar, 22:30| Përditesimi: 12 Janar, 22:51

  • Share

Kryetari i degës së PSD-së në Shkodër, Ardian Hysa nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka sqaruar përse këshilltarët e partisë që ai përfaqëson bashkuan votat me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe PD-në duke rrëzuar buxhetin për bashkinë e Malësisë së Madhe për vitin 2024. 

Ai theksoi se këshilltarët e Partisë Social Demokrate nuk ishin njoftuar 5 ditë para për mbledhjen ku do të votohej buxheti dhe se nuk ishin të qartë për disa pika për të cilat nevojitej një rishikim.

“Momentalisht në këshillin e bashkisë ka patur një buxhet dhe nuk është respektuar ligji sipas të cilit duhej të ishim njoftuar 5 ditë para. Këshilltarët kanë qenë të paqartë duke mos qenë edhe ekspertët e fushës së financës dhe kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së këshillit.  Si përfundim ishte i domosdoshëm bashkimi i votave me Rithemelimin dhe PD-në që të marrim më shumë kohë për të rishikuar buxhetin”- tha Hysa.

 Më tej kreu i PSD në Shkodër, tha se këshilltarët socialdemokratë nuk do të bëhen pengesë për miratimin e buxhetit, por shkak shtoi se nevojiten disa ndryshime të vogla për zona si Kopliku dhe njësitë administrative përreth për të cilat nuk janë parashikuar mjaftueshëm investime.

“Patjetër që nuk do bëhemi pengesë por buxheti, sipas ekspertëve me të cilët jemi konsultuar do të ketë pika ndryshimi dhe do bëhemi palë me PS dhe parti të tjera që mendojnë për të mirën e buxhetit.  Projektbuxheti nuk ka përfshirë disa zona ku ka pjesë të madhe të popullsisë. Si për shembull qendra e Koplikut nuk është përfshirë ndërsa në zona të thella rurale ka super investime. Qyteti i Koplikut, ka zero investim. Edhe komunat rreth e rrotull për të cilat nuk janë parashikuar investime nga buxheti. Në bazë të konsultave që kemi patur me kryetarin e bashkisë, po bëhen ndryshimet”- argumentoi kreu i PSD në Shkodër.

I pyetur nga gazetari Hitaj mbi pritshmëritë e PSD-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin e ardhshëm, Hysaj tha se qëllimi është i njëjti, fitimi i 2 mandateve të deputetëve që aktualisht PSD i ka në Kuvend.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sidrit Golemi: 13/01/2024 00:50

    si t'dush ti me e rrotullu, KRISJE asht.

    Përgjigju
    • Dudasjani: 13/01/2024 08:48

      Sidrit nuk është krisje por si duket nuk jua kanë dhokmen e madhe! Se PSDja e boni si në Shkodër që donte të merte kryetarin e këshillit Bashkiak! Sidrit PSDja është si LSIja që mori çfar deshi në koalicion edhe këto kështu po veprojnë,se në Shkodër kanë marë shum më tepër sesa ju takon, në rastëse je Shkodran duhet ta dish mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?