Malësi e Madhe-Një 43-vjeçar është vendosur në praga dyshohet se të shtunën e 27 korrikut, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, ku për pasojë u dogj edhe një pjesë e pyllit.
Autori i identifikuar është Ardian Qefalia banues në fshatin Goraj.
Drejtoria e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.