Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të teritorit të Bashkisë Dibër dhe Bulqizë.
Gjatë natës dëbora ka zbritur deri në 700 m mbi nivelin e detit deri në afërsi të qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës.
Trashësia në zonat e larta si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës arrin mbi 20 cm, ndërkohë temperaturat kanë zbritur në 1°C në qytet, ndërsa në Lurë -5°C.
Sa u përket akseve rrugore nuk raportohen probleme të qarkullimit të automjeteve.
Lajmi kryesor:
Ulen temperaturat, malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora! Nuk ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al
