'Mali i Tiranës' shkon në SPAK, Basha: Mbështetje pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

8 Gusht 2023, 14:08| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 14:10

  • Share

1690895145_basha.jpg

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kallëzimi i sotëm në SPAK për Malin e Tiranës është provë besimi e PD-së ndaj SPAK.

Përmes një reagimi të postuar në facebook Basha thotë se ofron mbështetje pa kushte drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

“Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme. Ne jemi të vendosur të përballemi me cilindo që ka shkelur besimin e qytetarëve për t’i hapur rrugë interesave korruptive dhe klienteliste, të cilat janë një kërcënim për mirëqenien e shqiptarëve.

Kallëzimi i sotëm në SPAK i malit të korrupsionit në qendër të Tiranës, është provë e besimit të Partisë Demokratike ndaj institucionit më të rëndësishëm të akuzës. Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë është dëshmi e vullnetit tonë politik për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të inkurajuar transparencën mbi lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Këshilltarët bashkiakë të PD-së në Bashkinë e Tiranës dorëzuan sot në SPAK kallëzimin për ndërtesën 185 metra të lartë që do të ndërtohet pas TKOB.


Lajmi kryesor:

PD dorëzon në SPAK dosjen për kullën 'Mali i Tiranës' Papa: Denoncojmë bashkëpunimin e oligarkisë financiare me atë politike


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?