Mali i Tomorrit ‘shtëpia’ e shumë kafshëve të egra! Kamerat kurth filmojnë arinj, dhinë e egër e drerët

23 Korrik 2022, 16:41| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 17:01

  • Share

Monitorimi i faunës ka konstatuar shtimin e kafshëve të egra në parkun Kombëtar të Malit të Tomorit.

Këto pamje të mrekullueshme vijnë nga Mali i Tomorrit, aty ku kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura kanë kapur tufën me dhi të egra. Pamjet janë regjistruar me 16 korrik të këtij viti dhe transmetohen për herë të parë në Report TV.

Me sipërfaqe 28 mijë hektarë ky mal me biodiversitet të pasur është habitat dhe për shumë kafshë të tjera të egra si ariu i murrmë dhe kaprolli.

 ‘Ne i monitorojmë për vit që të shohim zhvillimin e popullatave, normalitetin e jetës së tyre. Sot kemi të dhënave të sakta për popullatat, dhia e egër ka dy tufa autonome në pjesën veriore të malit të Tomorit tufa tjetër afër mbi zonën e Kapinovës, afër varrit të Abaz Aliut". Dhi të egra me këlysh që tregon ripërtëritje të popullatës. Po kështu kemi pasur video të një arushe me tre këlysh në anën jugore të malit të Tomorit që tregon se kafshët e egra kanë gjetur qetësi.’- u shpreh drejtori i ADZM Berat Fatos Nako.

Po kështu janë dhe rezervatet natyrore si Bogova dhe zona Bahollit ku rriten derri i egër, por së fundmi është konstatuar dhe prezenca e ariut të murrmë.

 ‘Janë zona për derrin e egër, por kemi gjetur gjurmë të ariut, ndoshta ka qenë ari shtegtar që vjen nga Rehova, por fakti që është prezent tregon se ka gjetur qetësi dhe ushqim.’- tha drejtori i ADZM-së Fatos Nako.

Ligji për monitorimin e gjuetisë në zonat e mbrojtura ka bërë të mundur shtimin e kafshëve të egra në tërësi, madje dhe të drerit, që ishte një specie e rrezikuar. Gjatë viteve të fundit është vënë re dhe shtimi i shpendëve në Berat dhe Skrapar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjin Bue Shpata: 24/07/2022 08:51

    Ore nga na dolën dhitë që të bëjnë këlyshë. :-( Quhen keca

    Përgjigju
  • Eno: 23/07/2022 22:12

    Keta qe len te gjuajn ke kan shok me mik te vrasi pa problem ne skrapar kan artjol musabelliun qe ve gjoba ne emer te fatosit jan ber si gjakpirsa

    Përgjigju
  • Xxxxxxxxx: 23/07/2022 19:01

    Kush ben gjueti ne keto zona te arrestohet dhe te pakten te bej 20 vjet burg ..

    Përgjigju
  • Tironsi: 23/07/2022 18:45

    MREKULLI. DUHET TË HIQET PËRGJITHMON LEJA E GJUETIS SË KAFSHEVE. PO TË DUAN TË SHKOJNË PËR PJATEL...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?