Mali i Zi ka çelur sezonin turistik me një koncert madhështor me performancën e tenorit shqiptar Ramë Lahaj ditën e djeshme në Ulqin.
Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, Ministrja Elisa Spiropali, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në aktivitetin e rëndësishëm për Malin e Zi, mungonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ende nuk dihen arsyet.
Koncerti ishte në formatin simfonik, me të ftuarin special, tenorin me famë botërore Rame Lahaj të shoqëruar nga; Olivera Tičević, Egzona Salaj dhe Adhurim Grezda.