Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme ditën e sotme, ku si pasojë 2 persona humbën jetën.
Sipas mediave të huaja, erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha materiale në portin e Tivarit dhe disa qytete bregdetare.
Zyra e policisë malazeze bëri të ditur se si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor në një vinç ndërtimi në qytetin bregdetar Çanj, ndërsa një person tjetër ka mbetur i vdekur nga rrufeja në gadishullin e Lushticës.
“Stuhia që përfshiu Malin e Zi ka prekur veçanërisht rajonin e bregdetit ku, për fat të keq, kemi edhe humbje të jetës. Në Çanj, një shtetas turk ka humbur jetën në një kantier ndërtimi, ndërsa në Llushticë, një person ka humbur jetën nga një goditje rrufeje. Në Petrovac një person është shpëtuar nga uji dhe një punëtor është lënduar lehtë në portin e Tivarit”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e erës së fortë, janë shkulur edhe disa pemëve, ndërsa disa mjete janë dëmtuar. Mësohet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në marinë.