Protestat studentore në Mal të Zi

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve

8 Shkurt, 19:39| Përditesimi: 8 Shkurt, 19:49

  • Share

Grupi i studentëve "Kah nesër"(Kamo sjutra) vijon protestat e përditshme me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë pas ngjarjes në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Ata thanë se do të organizojnë në vazhdimësi protesta të mëdha dhe se zyrtarët nga të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre “do të kenë mundësi t’i dëgjojnë, nëse nuk e kanë bërë tashmë”.

Me këtë kërcënim studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë, po siç tha ai e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq.

“Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilët ata i refuzuan. Dorëhqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë ska të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiç.

Ai po ashtu tha se "dorëheqja është një akt i përgjegjësisë morale dhe objektive" dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë "të nënshtruar ndaj ndryshimeve pas një analize të performancës së tyre".

Ai nuk specifikoi se kur do të përfundonte analiza e performancës së anëtarëve të qeverisë së tij, duke përfshirë ministrin Sharanoviç dhe zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Beçiç.

Protestat me bllokime fillon me slloganin “23 minuta zhurmë” gjithnjë në orën 17:26, si simbol i kohës kur më 1 janar të këtij viti Aco Martinoviç kreu një krim tragjik në Cetinë.

Sllogani “23 minuta zhurmë” i referohet 23 viktimave në dy ngjarjet e kryera në gati tre vitet e fundit në qytetin e Cetinës, 30 kilometra largë Podgoricës.

Studentët paralajmëruan se " i përkrahin qytetarët që bëjnë bllokimin në të gjitha qytetet, me kusht që të mos organizohen sipas linjave partiake" .

Studentët dhe qytetarët kërkojnë që kryeministri Milojko Spajiq të shkarkojë zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Aleksa Beçiç dhe ministrin e Brendshëm Danilo Sharanoviç për, siç thonë ata, dështimet e policisë në ditën e vrasjes masive në Cetinë më 1 janar.

Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokimi derisa të plotësohen kërkesat e tyre për ngjarjen e Cetinës.

Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Ambasada e SHBA në Podgoricë e “mbështeti fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes si vlera themelore të një shoqërie demokratike”.

Ndërkohë mbi 100 profesorë të universitetit dhe asistentë mësimdhënës, artistë dhe intelektualë të njohur dërguan letër mbështetjeje për studentët .

Ata shprehim mbështetje për organizatën joformale studentore "Kamo śutra" dhe kërkesave të tyre për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë për dy vrasjet masive që ndodhën në Cetinë./ VOA

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?