Mali i Zi/ Iu kapën 500 kg marijuanë, arrestohen grupi me 24 persona! Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria! Më herët iu sekuestruan 2.6 ton kanabis

10 Shkurt 2021, 20:14| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 21:12

  • Share

24 persona janë arrestuar në Malin e Zi si pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.

Sipas mediave malazeze, ky grup kriminal trafikonin lëndë narkotike që transportoheshin nga Shqipëria, kalonin drejt Malit të Zi dhe më pas dërgoheshin drejt vendeve të Ballkanit dhe Europës.

Gjatë operacionit të koduar “Kurthi”, policia fqinje ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kanabis. I njëjti grup akuzohet për trafikimin e 2.6 ton kanabis, një ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.

Sipas mediave malazeze, kërkimet janë kryer në 30 zona të ndryshme të Ulqinit, Nikshiqit, Podgoricës dhe Tivarit. Të arrestuarit janë me inicialet S.U, A.K., I.LJ., M.R., D.K., B.I., A.M., I.K., D.D., S.Đ., D.M., E.N., N.V., M.K., P.K., nga Ulqini, si dhe IP, BP, TP, RK, SV, SM, PD nga Nikshiq, R.P. nga Podgorica dhe N.V. nga Tivari.

Pas një hetimi që zgjati 10 muaj, janë konfiskuar pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

Në këtë operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, u angazhuan 180 efektivë policie nga 4 qytetet ku u zhvilluan kërkimet. Më herët, në nëntor të këtij viti u kapën 2.6 ton kanabis në një kamion në Podgoricë.

Report Tv mësoi se kamioni u ngarkua në një magazinë në Lushnje. Për këtë u arrestuan Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku të cilët për policinë janë persona të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe për këtë sipas uniformave blu ka prova të shumta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?