Mali i Zi- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Riverën e Budvës. Një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonić, ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë.
Aksidenti fatal për të renë u regjistrua më 28 maj, ndërsa pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë u publikuan sot.
Sipas pamjeve, e reja fillimisht shihet në gjendje paniku, duke hequr jelekun dhe më pas rripat e sigurisë që e mbanin të lidhur me pajisjen fluturuese. Pak çaste më vonë, ajo bie nga lartësia.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se dëgjuan të renë duke bërtitur “Më ulni poshtë!” dhe “Ndihmë!” para se të ndodhte tragjedia. Vajza po merrte pjesë në xhirimet e një reklame për një agjenci turistike lokale dhe, sipas mediave, fillimisht kishte shfaqur qetësi dhe entuziazëm.
Incidenti tragjik ndodhi ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale.
Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm paniku gjatë fluturimit, çka e çoi në vendimin fatal për të liruar rripat e sigurisë.
Komente
